Turqia do të ndërtoj për dy muaj një Spital në Shqipëri

Gjatë konferencës për shtyp së bashku me presidentin turk kryeministri Rama ka shkëmbyer batuta me Erdogan lidhur me spitalin rajonal të Fierit.

Rama: Spitali rajonal i Fierit së shpejti do të jetë realiteti. Bastet në Turqi dhe në Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vihet bast, por presidenti vuri bast se ky spital do të jetë gati për 3 muaj.

Erdogan (ngre dy gishta): Dy muaj!

Rama: Në rregull!. Unë do ta kisha humbur me qejf këtë bast. Turqit dhe shqiptarët kur vjen puna te zbatimi poshtë duhet t’i shtysh.

Erdogan: Kryeministri Rama të mos ketë merak se në aeroportin e Stambollit kemi ndërtuar 2 spitale me 1000 dhoma, ndërsa ky do të jetë një spital me 150 dhoma, kjo është një gjë shumë e vogël.

Rama: Atëherë deri në 7 prill, 3 muaj.

Erdogan: Do të mbarojë para zgjedhjeve. 

Kategoritë
LajmeRajoni