Türkiye, numri i viktimave nga tërmeti rritet në 48.448

Sipas ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu, në mesin e të vdekurve janë 6.660 shtetas të huaji.

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Türkiye-n jugore muajin e kaluar është rritur në 48.448, njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, raporton Anadolu.

“Në mesin e të vdekurve 6.660 janë shtetas të huaj”, tha Soylu në një konferencë për media në provincën Malatya të goditur nga tërmeti së bashku me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Ai tha se vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese si dhe një numër i konsiderueshëm në veri të Sirisë.

Kategoritë
BotaLajme