Al Jazeera tha se të gjithë punonjësit u nxorën nga zyra pas bastisjes dhe se pajisjet dhe telefonat u kërkua të fikeshin.
Forcat tuniziane të sigurisë bastisën zyrat e kanalit televiziv me bazë në Katar, Al Jazeera, në Tunizi pas grushtit të shtetit që ndodhi mbrëmë vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e kanalit Al Jazeera në Twitter thuhet se zyrat e tyre në Tunis u bastisën nga forcat e sigurisë me veshje civile.
Al Jazeera tha se të gjithë punonjësit u nxorën nga zyra pas bastisjes dhe se pajisjet dhe telefonat u kërkua të fikeshin.
Para bastisjes nuk kishte asnjë paralajmërim nga autoritetet e sigurisë.
Ndryshe, mbrëmë, presidenti tunizian Kais Saied shkarkoi qeverinë e kryeministrit Hicham Mechichi, pezulloi parlamentin dhe mori autoritetin ekzekutiv.