Trepça – Peja, ndërpritet ndeshja e Superkupës

Pas një jave maratonike, Trepça dhe Peja kanë mbetur në garë për ta fituar trofeun e Superkupës në finalen e madhe në Suharekë.

Në fakt finalja e Superkupës është e njëjtë me finalen e ‘Play-Off’-it pasi këto dy skuadra luftuan edhe për titullin e kampionit deri në fund.

Është ndërprerë ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Trepçës e Pejës.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Peja është larguar nga parketi.

Ani pse është tërhequr vërejtja, fyerjet mes tifozëve dhe hedhjet në parket kanë vazhduar duke i detyruar gjyqtaret ta ndërpresin ndeshjen.

Kategoritë
Sport