Trepça fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Ka përfunduar finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll me triumf të KB Trepçës.

KB Trepça e ka mposhtur Sigal Prishtinën në finale të Kupës së Kosovës me rezultat të ngushtë 71:69.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 38:35 në favor të Trepçës, kurse e dyta përfundoi me shifrat 33:34 në favor të prishtinasve, por që nuk ishte e mjaftueshme për Sigal Prishtinën që ta fitonte ndeshjen.

Trepça është fituesja e Kupës së Kosovës në basketboll.

Rezultati final i ndeshjes, 71:69.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi