Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku midis katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Llapushnik.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Krasniqi.