Trajneri i Fenerbahçes, Jorge Jesus, largohet pas fitores në Kupën e Turqisë

“Nga sot nuk jam trajner i Fenerbahçes, këtë ia kam thënë presidentit tonë disa javë më parë”, tha 68-vjeçari.

Trajneri portugez Jorge Jesus u largua nga Fenerbahçe të dielën vonë pasi ekipi nga Istanbuli fitoi Kupën e Türkiyes 2023, raporton Anadolu.

“… Nga sot, nuk jam kryetrajneri i Fenerbahçes. Këtë ia thashë presidentit tonë disa javë më parë”, tha Jesus në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, duke i dhënë lamtumirën Fenerbahçes, ku kaloi një vit.

Të dielën në mbrëmje, Fenerbahçe fitoi Kupën Ziraat të Türkiyes pas fitorse 2:0 ndjaj Medipol Başaksehirit.

Trajneri 68-vjeçar deklaroi se tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, duke informuar presidentin e Fenerbahçes që të kërkojë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Ai falënderoi kryetarin e Fenerbahçes, Ali Koç, që i dha portugezit një mundësi për të trajnuar klubin e Istanbulit, dhe gjithashtu falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre gjatë sezonit 2022-23.

“Ishte e rëndësishme të fitoja Kupën e Türkiyes si për historinë e Fenerbahçes, ashtu edhe për karrierën time”, tha Jesus.

Fenerbahçe më parë fitoi Kupën e Türkiyes në vitin 2013, kurse klubi nuk pati më trofe për nëntë vjet pasi fitoi Superligën e Türkiyes në 2014 dhe Superkupën e Türkiyes në të njëjtin vit.

Ai falënderoi gjithashtu popullin turk për unitetin dhe solidaritetin e tij pas tërmeteve të mëdha që goditën vendin në shkurt.

“…Në këtë vend ka ndodhur një tragjedi e madhe. Kam parë se sa i mrekullueshëm është populli turk. Njerëz emocionalë. Shpresoj se do të shihemi përsëri”, tha ai.

Ai në Fenerbahçe erdhi në vitin 2022, por klubi humbi titullin e lartë turk në Superligë nga rivalët Galatasaray në fund të majit, kurse gjatë sezonit 2022-2023, lojtarët e Jesusit humbën derbin kundër Galatasarayit dy herë (3:0) dhe nga Beşiktaşi një herë (4:2 në shtëpi), që ishte një paraqitje zhgënjyese e kanarinave të verdha.

Jesus më parë e udhëhoqi Benfikën drejt titujve të ligës portugeze tri herë në 2010, 2014 dhe 2015, dhe gjatë mandatit të tij në Benfika, gjiganti portugez ishte nënkampione e Ligës së Evropës UEFA 2013 pasi humbi finalen kundër Chelseat 2:1 në Amsterdam.

Ai fitoi Kupat e Ligës dhe Superkupën e Portugalisë me Benfikën dhe Sportingun.

Jesus udhëhoqi klubin brazilian Flamengo me të cilën fitoi titujt e Copa Libertadores dhe ligën braziliane Serie A në 2019 dhe përfundoi Kupën e Botës FIFA 2019 për Klube si nënkampion.

Kategoritë
Sport