Trajneri i Beşiktaşit: Shpresoj që ndeshja të jetë përsëri në favorin tonë

Në konferencën për mediat në prag të ndeshjes me ekipin Tirana, të mbajtur në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Güneş foli mbi objektivat për ndeshjen që luhet nesër.

Trajneri i Beşiktaşit, Şenol Güneş, në konferencën për mediat për ndeshjen Tirana – Beşiktaş tha se shpreson që ndeshja e nesërme të jetë përsëri në favorin e tyre, raporton Anadolu.

Në konferencën për mediat në prag të ndeshjes me ekipin Tirana, të mbajtur në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Güneş foli mbi objektivat për ndeshjen që luhet nesër.

“Ndihem shumë mirë që jam në Tiranë. E vlerësoj skuadrën e Tiranës. Ne e njohim Tiranën nga ndeshja e parë, e cila ka lojtarë të mirë dhe zhvillon një lojë që të vë në vështirësi. Shpresoj që ndeshja e nesërme të jetë përsëri në favorin tonë”, tha Güneş.

Ai theksoi se kanë ardhur në Tiranë për të marrë atë rezultat që pretendojnë për të arritur kualifikimin.

Kapiteni i Beşiktaşit, Necip Uysal, në konferencën për mediat me trajnerin Güneş, duke theksuar se Tirana është një kundërshtar që nuk është i lehtë, tha se shpresojnë që ndeshjen e nesërme ta fitojnë.

“Unë do jem i gatshëm të luaj aty ku trajneri mendon që unë jap më të mirën time. Jam gjithmonë i gatshëm t’i shërbej skuadrës dhe të jap maksimumin për të arritur atë që ne kërkojmë në ndeshje me Tiranën”, u shpreh Uysal.

Ndërkohë, në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë është mbajtur edhe seanca e fundit stërvitore e ekipit të Beşiktaşit.

Ndeshja Tirana – Beşiktaş, në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës, do të luhet më 3 gusht në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kategoritë
Sport