Sulmuesi i Egnatias, Rafael Dwamena humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për familjen e futbollistit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.
Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.
Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”, ka shkruar kreu i FSHF-së.