Tragjedi në Izrael: u hap një vrimë papritur në pishinë dhe “gëlltiti” një person (Video)

Klil Kimhi, 32 vjeç, vdiq të enjten pasi u përfshi nga një vorbull në fund të një pishine në një vilë që kompania e tij e marketingut kishte marrë me qira për një festë në qytetin qendror izraelit Karmei Yosef.

Një nga të pranishmit në festë ka thënë se vrima është shfaqur papritur, ndërsa rreth pishinës kanë qenë rreth 50 persona.

“Niveli i ujit filloi të bjerë papritur dhe u hap një gropë e madhe, duke shkaktuar një vorbull që tërhoqi dy persona”, tha një nga dëshmitarët e ngjarjes fatkeqe.

Një çift 60-vjeçarësh, në pronën e të cilëve u zhvillua festa, u arrestua pasi dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen nga pakujdesia.

Videoja e realizuar në momentin e aksidentit tregon ujin nga pishina, si dhe lodrat e shumta që fryhen, duke u zhdukur papritur nga një vrimë që hapej në fund të pishinës.

Gjatë kësaj kohe, njerëzit janë ulur rreth pishinës, ndërsa një burrë në pishinë udhëton dhe pothuajse është thithur në vorbull, ndërsa në sfond luan muzika.

E ndërsa njeriu i ngecur për pak kohë në vrimë shpëtoi vetëm me lëndime të lehta, trupi i Klilo Kimhit u gjet vetëm pak orë më vonë në fund të një tuneli 15 metra të gjatë që hapej poshtë pishinës.

Ekipet e shpëtimit u detyruan të mbanin të gjithë strukturën e pishinës për të parandaluar kolapsin e mëtejshëm, pas së cilës një qen gjurmues i pajisur me një kamerë GoPro u ul në vrimë, raportuan mediat izraelite.

Pronari i vilës, të cilën e jepte shpesh me qira për festa të ndryshme, ndërtoi një pishinë pa të gjitha lejet e nevojshme. Mediat raportuan se për shkak të konfigurimit të truallit ai nuk ka mundur të marrë as leje,.

Vrima ndoshta u hap për shkak të ndërtimit të dobët dhe jo për shkak të veçorive gjeologjike të tokës, tha profesor Shmuel Marko i Departamentit të Gjeofizikës të Universitetit të Tel Avivit.

Kategoritë
BotaLajme