Tifozët emocionojnë Mbappen, i bëjnë një koreografi gjigante në “Parkun e Princave”

Kylian Mbappe do të luaj sonte ndeshjen e fundit në shtëpi me Paris Saint-Germain në Ligue 1 ndaj Toulouse.

Tifozët parisien i përgatiten një koreografi para ndeshjes sulmuesit francez, shkruan Indeksonline

Edhe pse Mbappe do të largohet nga PSG-ja pa asnjë cent, tifozët e respektojnë dhe e duan lojtarin e Kombëtares së Francës.

Kujtojmë që Mbappe pritet të transferohet te Real Madridi pas Ligës së Kampionëve./Indeksonline/

Kategoritë
Sport