Tifozët e Manchester Cityt ofenduan legjendën e ndjerë të United, ka nisur një hetim

Skuadra angleze e Premierligës, Manchester City ka dënuar thirrjet fyese pas vdekjes së Sir Bobby Charlton, të cilat u dëgjuan në Etihad gjatë ndeshjes së së shtunës në Premiership kundër Brighton.

E gjithë kjo ndodhi para ndeshjes, kur u bë një homazh për ish të madhin e Manchester United dhe Anglisë, i cili vdiq të shtunën në moshën 86-vjeçare.

City i kërkoi falje familjes së Charlton dhe United për brohoritjen nga një numër i vogël individësh dhe premtoi se do të marrë masat më të rrepta kundër kujtdo që do të ishte i përfshirë.

“City është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga raportet për thirrjet abuzive drejtuar Sir Bobby Charlton nga një numër i vogël individësh në ndeshjen e Premiership të së shtunës kundër Brighton. Klubi i dënon këto thirrje në termat më të fortë të mundshëm dhe i kërkon falje pa rezervë familjes dhe miqve të Sir Bobby dhe të gjithëve në United. Në këtë ditë, kur i gjithë stadiumi nderoi legjendën tonë Francis Lee, tifozët e Mançester Sitit duhet të kuptojnë dhe vlerësojnë po aq sa të gjithë të tjerët nevojën për respekt. Ekspertët tanë të sigurisë po shqyrtojnë pamjet e CCTV në stadiume. Ne i jemi mirënjohës ata që tashmë kanë dalë dhe e kanë raportuar këtë rast”, kanë thënë nga City.Dhe drejtuesit e Ligës Angleze të Futbollit kanë mbështetur Manchester Cityn në një deklaratë zyrtare, ku po kërkojnë informacione për personat përgjegjës.

Kategoritë
Sport