Tenistja kosovare Arlinda Rusiti mposht rusen Ekatarina Kazionova në “World Tennis Tour”

Tenistja nga Kosova Arlinda Rushiti ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Rushiti pas një performance të shkëlqyer ka mposhtur tenisten e Top 300 në ranglistën botërore WTA, rusen, Ekatarina Kazionova me rezultat 5-7 6-2 6-3.

Rushiti e cila për momentin renditet e 535-ta në ranglistën botërore ËTA, është në formë të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi edhe në këtë ballafaqim.

Kujtojmë se Rushiti javën që lam pas shënoi një sukses historik duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ Ë25 Monastir.

Turneu ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ Ë25 Monastir, po zhvillohet nga 10 deri më 16 Janar 2022 në Monastir të Tunizisë.

Kategoritë
Sport