Tenistja fiton dhe shpërthen në lot për Palestinën

Tenistja tuniziane, Ons Jabeur ka arritur fitore ndaj çekes Marketa Vondrousova në turneun që po mbahet në Kankun të Meksikës.

Pas fitores në fushë, ajo qëndroi para kamerave, por nuk donte të fliste për tenisin, por për situatën e përjetuar nga palestinezët në Gaza.

“Është e vështirë të shohësh fëmijë të vegjël që vdesin çdo ditë. Më thyhet zemra… Ky nuk është një mesazh politik, është humanizëm. Unë dua paqe në botë”, tha Jabeur me lot në sy. Teniistja tha që do të dhurojë një pjesë të parave që do fitoi në finalen e WTA të kësaj jave në Kankun për popullin e Palestinës.

Kategoritë
Sport