Të shtëna në Shkup, të paktën 2 të vrarë dhe 1 i plagosur

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se “disa persona qëlluan me armë ndaj dy personave, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe ndaj një tjetri i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”

Në orët e mbrëmjes së sotme në një objekt hotelierik në Çarshinë e Shkupit është raportuar për të shtëna me armë, si pasojë kanë humbur jetën të paktën dy persona dhe një tjetër është plagosur, raporton Anadolu.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për Anadolu konfirmuan se në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se “disa persona qëlluan me armë ndaj dy personave, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe ndaj një tjetri i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”.

Nga ministria theksuan se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Aktualisht, ekipet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po përcaktojnë detajet.

Kategoritë
LajmeRajoni