Të martën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova-Irlanda në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.

Çmimi është 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.
Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Kategoritë
LajmeSport