Trump i quan sulmet e pretenduara iraniane me dronë ndaj një anijeje “shkelje të pamend” të armëpushimit

“Republika Islamike e Iranit lëshoi të paktën katër dronë vetëshkatërrues sulmues ndaj anijeve,” pretendoi Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka cilasuar sulmet e fundit me dronë ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit si një “shkelje të pamend” të marrëveshjes aktuale të armëpushimit me Iranin, transmeton Anadolu.

“Republika Islamike e Iranit lëshoi të paktën katër dronë vetëshkatërrues sulmues ndaj anijeve,” pretendoi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social.

Ai tha se derisa forcat amerikane arritën të interceptonin tre nga dronët, njëri prej tyre goditi një anije mallrash, duke shkaktuar dëme, por duke i mundësuar anijes të vazhdonte lundrimin.

Dje, Qendra Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO) njoftoi se një anije mallrash ishte goditur nga një predhë e panjohur pranë brigjeve të Omanit, duke shkaktuar dëme në urën komanduese të anijes.

Sipas njoftimit, nuk pati viktima dhe as dëme mjedisore të raportuara.

Kategoritë
BotaLajme