Të hënën mblidhen profesionistët shëndetësorë për të diskutuar koeficientin e pagave

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka ftuar të gjithë përfaqësuesit të të gjitha institucioneve të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që të mblidhen në një takim, të hënën nga ora 12:00, në QKUK për të diskutuar mbi koeficientin e pagave të tyre.

“Konsiderojmë që rëndësia e këtij takimi është e veçantë, po ashtu edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, përfshi edhe shoqatat e profesionistëve, pasi javën e kaluar ka qarkulluar një shtojcë e koeficientëve, tani në kohën kur veçse kanë filluar takimet për diskutim, dëgjim të pozicioneve dhe komenteve nga palët e interesit, mirëpo në të cilën shtojcë komunitetet tona janë të vlerësuara me koeficientë shumë të ulët në krahasim me kategoritë tjera, koeficientë të cilët nuk paraqesin vlerësim real të komuniteteve tona si dhe koeficient diskriminues brenda komuniteteve të së njëjtës kategori”, thuhet në ftesë.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar edhe protesta në rast se koeficienti i tyre mbetet ai sipas shtojcës që thotë se ka parë.

Kategoritë
LajmeVendi