“Suxhuk, mjaltë, hudhër, petulla dhe djathë,” mëngjesi i shoferëve turq bëri bujë në mediat britanike

Shoferët turq pushtuan mediat britanike pasi që u bllokuan në autostrada pas vendimit të Francës për të mbyllur kufijtë për shkak të mutacionit të koronavirusit.

Mijëra shoferë kamionësh ishin bllokuar në autostradë pasi Porti Dover i kufirit francez u mbyll për transport për shkak të koronavirusit . Kishte shoferë turq mes atyre që ishin bllokuar. Një gazetë e organit mediatik britanik raportoi për mëngjesin e shoferit turk që qëndronte në Portin Dover.

Në raportin e gazetës është shkruajtur, “shoferët turq nuk bëjnë kompromis për mëngjesin. Shoferët turq shijojnë mëngjesin në rimorkion e kamionit. Në menu ka suxhuk, mjaltë, hudhër, petulla dhe djathë,” ka shkrujatur Gazeta, e cila publikoi menunë e mëngjesit në tryezën e shoferit turk një nga një, tërhoqi vëmendjen për faktin se pritja e kamionëve dhe shoferëve të kamionëve u kthye në një dramë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme