Martesa e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo është në një krizë të madhe nëse besohen mediat spanjolle, të cilat pretendojnë se futbollisti argjentinas tradhtoi gruan e tij me gazetaren Sofia Martinez.
Gazetat spanjolle Telecinco dhe ABC en 20 minutos publikuan lajmin dhe pretendojnë se Messi është gati të divorcohet pas 15 vitesh martesë.
Martinez është një gazetare e cila prej vitesh ndjek kombëtaren e Argjentinës dhe në profilin e saj në Instagram ka shumë foto me Messin dhe postime kushtuar atij.
Zërat për një lidhje të mundshme nisën pas ceremonisë së Topit të Artë më pak se një muaj më parë. Në videon virale, Messi më pas është filmuar duke kthyer fytyrën ndërsa gruaja përpiqet ta puthë.
Vëmendjen tërhoqi edhe fakti që Antonella dhe fëmijët e saj nuk dolën në skenë për të festuar fitimin e Topit të Artë të Lionel-it.
🚨VEJA: Após repercutir a notícia de que Sofia Martinez seria pivô da suposta crise no casamento de Messi e Antonela, internautas resgataram um vídeo onde o craque muda completamente as suas expressões ao falar com a jornalista. pic.twitter.com/ix6SaeW72G
— DIRETO DO MIOLO (@diretodomiolo) November 25, 2023
Messi dhe gazetarja ende nuk janë shprehur dhe duhet të presim të shohim se sa të vërteta ka në pretendimet e mediave spanjolle.


















