Spalletti për shortin e Evropianit: Shqipëria dhe të tjerët nuk janë të lumtur që do kenë punë me ne

Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti ka komentuar shortin e Evropianit, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Italia është në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Spalletti ndër të tjerash, ka thënë se kundërshtarët në grup nuk ishin të lumtur kur kuptuan se kombëtarja që ai drejton ishte në po të njëjtin grup me ta.

“E vetmja mënyrë për të kaluar tutje është të luash lojëra të nivelit të lartë. Spanja, Shqipëria dhe Kroacia nuk do të jenë gjithsesi të lumtura pasi kanë Italinë në grup” – u shpreh Spalletti për Corriere della Sera, përcjell lajmi.net.

“Varet vetëm nga ne, ne jemi Italia. Do të përsëris atë që i thashë Azzurrit tim para një loje të vështirë: “Ka shumë gjëra që më trembnin nga jashtë, por pasi përballesha me to, më emocionojnë”, shtoi ai.

Italia pikërisht ndeshjen e parë në grup të Evropianit e luan kundër Shqipërisë, më 15 qershor.

Kategoritë
LajmeSport