Al Ahly barazoi 1-1 me përfaqësuesen marokene Wydad Casablanca në ndeshjen e dytë të luajtur në stadiumin Mohammad V në Casablanca të Marokut.
Ekipi i Egjiptit Al Ahly ka fituar Ligën e Kampionëve të Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), transmeton Anadolu.
Al Ahly barazoi 1-1 me përfaqësuesen marokene Wydad Casablanca në ndeshjen e dytë të luajtur në stadiumin Mohammad V në Casablanca të Marokut.
Skuadra nikoqire Wydad Casablanca e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 me golin e Yahya Attiat-Allah El Idrissi në minutën e 27-të.
Skuadra mysafire barazoi me Muhammed Abdelmonem në minutën e 78-të.
Al Ahly, i cili fitoi ndeshjen e parë në Egjipt, me rezultat prej 2-1, u shpall fitues i kupës.













