Sigal Prishtina e ka zyrtarizuar rikthimin e amerikanit me pasaportë të Kosovës, Malcolm Armstead.
Fundori amerikan do të luaj me skuadrën kryeqytetase deri në fund të edicionit.
Armstead është rikthyer te Prishtina, pasi ishte pjesë e kësaj skuadre edhe në vitin 2019.
Në basketbollin tonë, amerikano-kosovari ishte pjesë edhe e Golden Eagle Yllit të Suharekës.