Shtyhet ndeshja Liria – Ballkani, kjo është arsyeja

Ndeshja e hapëse e sezonit pranveror mes Lirisë dhe Ballkanit është shtyer nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Klubi prizrenas ka bërë kërkesë për të shtyer ndeshjen për një termin tjetër, për shkak të angazhimeve të disa futbollisteve në Kupën e Afrikës.

Kjo kërkesë e Lirisë është pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ende nuk dihet data e re për zhvillimin e kësaj ndeshje.

Kategoritë
Sport