Pas Kosovës, edhe Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për edicionin e tretë 2022/23 të Ligës së Kombeve, në shortin që është hedhur në Nyon të Zvicrës.
Kuqezinjtë janë pjesë e Ligës B – kategoria e dytë e futbollit në këtë garë. Kjo e drejtë u fitua pas dominimit në grupin e Ligës C në edicionin e kaluar e tashmë do të kenë përballë kundërshtarë edhe më të fortë..
Shqipëria është hedhur në Grupin 2 të Ligës B dhe do të ketë punë me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.