Shqipëri, ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video duke ndezur qiri nga selia e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë

Në shenjë përkujtimi dhe nderimi për viktimat e tërmeteve shkatërrimtare në Türkiye dhe Siri, qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë kanë ndezur qirinj, raporton Anadolu.

Qytetarët në sheshe dhe në ambiente të tjera në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, kanë ndezur qirinj në ditën e zisë kombëtare.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video duke ndezur qiri nga selia e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Gjithashtu janë solidarizuar edhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë, duke ndezur qirinjtë në selitë e institucioneve të ndryshme.

Ndërkohë, Qeveria e Shqipërisë vendosi që 13 shkurti të jetë ditë zie kombëtare, ku flamuri shqiptar sot është ulur në gjysmështizë nëpër institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

Kategoritë
LajmeRajoni