Ekipi i Beşiktaş-it është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.
Në Shqipëri ka mbërritur ekipi turk i futbollit Beşiktaş, në kuadër të ndeshjes me ekipin Tirana.
Ekipi i Beşiktaş-it është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke në Shqipëri.
Ndërkohë, sot ekipi turk do të mbajë edhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes.
Ndeshja Tirana – Beşiktaş, në kuadër të UEFA Ligës së Konferencës, do të luhet më 3 gusht në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Përballjen e parë mes ekipeve në Istanbul e fitoi Beşiktaş-i.













