Shqipëri, KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare

Komisioni Rregullator pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Shqipërisë ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 25 prill të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Rregullator pranë KQZ-së në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.

Sipas rezultateve zyrtare, fituese rezulton Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e cila ka siguruar mandatin e tretë qeverisës.

Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare, partia në pushtet ka fituar 74 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Në vend të dytë renditet koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke fituar 59 mandate.

Partia tjetër opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), renditet në vend të tretë me 4 mandate. Ndërkohë, 3 mandate i ka fituar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka konkurruar më vete.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni