Futbollisti serb Radovan Pankov është një nga lojtarët e paktë që ka refuzuar të transferohet në një nga klubet e pasura nga Arabia Saudite dhe shpjegimi i tij se përse ka refuzuar është të paktën i turpshëm.
“Jam ende i ri, dua të tregoj veten. Do të kaloj dy deri në tre vjet në Legia dhe do të shkoj në ligën e pestë. Jam në formë, mund të luaj deri në 35 ose 36. Kam akoma mjaft kohe per te levizur ne lindje.Eshte shume e rendesishme ceshtja e nje familjeje me te cilen eshte e pamundur te shkosh ne Arabine Saudite se bashku.Ti e di si eshte kur nuk jeton ne nje qytet te madh, femijet dhe femrat duhet te behen si ninja Nuk më pëlqen kjo,” tha Pankov pasi mbërriti në Poloni.
Kjo është një deklaratë që nuk i ka hije asnjë mashkulli, madje as një sportisti që duhet të jetë model për brezat e rinj.
Në fillim të këtij sezoni, ish-futbollisti i Yllit të Kuq iu bashkua radhëve të Legjionit polak nga Varshava, ku mbërriti si lojtar i lirë.
Përveç ofertës nga Lindja e Mesme, toperi serb mund të shkonte edhe në Japoni, por zgjodhi të qëndronte në Evropë.
Ai e filloi karrierën në Vojvodina, pas së cilës luajti edhe për Uralin, AEK Larnaca, Radnički dhe Crvena zvezda e lartpërmendur.
Ai ka luajtur për të rinjtë e Serbisë, por ende nuk është ftuar në kombëtaren A të vendit të tij.














