Shikoni koreografinë e fansave kushtuar Palestinës që ju lë pa fjalë

Tifozët e klubit algjerian Mouloudije përgatitën një koreografi të jashtëzakonshme kushtuar Palestinës dhe kështu shprehën solidaritetin me këtë vend në mes të bombardimeve izraelite.

Grupi i tifozëve Virage Sud Mouloudia në ndeshjen e ekipit të tyre ndaj Saoura-s në rang elitar të futbollit algjerian (4:0) përgatiti një koreografi që të lë pa fjalë.

Tifozët e Mouloudia-s mbanin kartonë të bardhë, të zi dhe të kuq dhe më poshtë iu shtua ngjyra jeshile që formon flamurin e Palestinës. Përveç kësaj, ata shtuan një burrë të maskuar – një ushtar, dhe më poshtë, një teks.

“Unë sakrifikoj veten për ty, o tokë revolucionare”, shkruhet në sloganin e madh në arabisht të tifozëve të këtij klubi algjerian.
Kjo nuk është hera e parë që algjerianët solidarizohen me Palestinën, madje Federata e Futbollit të Algjerisë vendosi të ndërpresë për pak kohë kampionatin për shkak të luftës në këtë vend.

Përfaqësuesi i vendit, Islam Slimani, festoi një gol të fundit në kualifikueset e Kupës së Botës duke ngritur flamurin palestinez, dhe një tjetër algjerian, futbollisti i Nice, Youcef Atal, u pezullua dhe madje u arrestua nga policia pas një postimi për Palestinën.

Kategoritë
Sport