Sauditët bëhen sponsori kryesor i FIFA-s, do t’u japin 770 milionë euro

Gjiganti i naftës Aramco, i cili është në pronësi të qeverisë saudite, së shpejti duhet të bëhet sponsori kryesor i ombrellës së organizatës botërore të futbollit FIFA.

Sipas burimeve të amerikanit The Times, negociatat janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt duhet të bëhet edhe nënshkrimi zyrtar i bashkëpunimit.

Kontrata dhjetëvjeçare duhet të jetë e vlefshme nga viti 2024, pra deri në fund të Kupës së Botës në vitin 2034, që sigurisht do të mbahet në Arabinë Saudite.

Sauditët do të japin në vit deri në 77 milionë euro, që do të thotë se në total do t’i japin FIFA-s 770 milionë euro.

Kështu, Aramco do të zëvendësojë Coca-Cola-n dhe Visa-n në krye të listës së sponsorëve më bujarë të FIFA-s.

Kategoritë
Sport