Rusia dëbon tre diplomatë të tjerë suedezë

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se kjo bëhet si përgjigje e dëbimit të tre diplomatëve rusë dhe ndihmës ushtarake që Suedia i jep Ukrainës

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi sot se ka thirrur ambasadoren suedeze në Rusi, Malena Mard, të cilës i ka dorëzuar një notë për dëbimin e tre diplomatëve suedezë nga Moska, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky hap u ndërmor si përgjigje ndaj dëbimit të tre diplomatëve rusë nga Stokholmi, mbështetjes ushtarake të Suedisë për Ukrainën dhe mbulimit të krimeve të nacionalistëve ukrainas kundër popullsisë civile të Donbasit dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më 5 prill, Suedia dëboi tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata se “nuk punonin në përputhje me Konventën e Vjenës (për marrëdhëniet diplomatike).

Kategoritë
BotaLajme