Rupert Grint pranon se nuk i ka shikuar të gjithë filmat e “Harry Poterit”

Aktori 32-vjeçar që luan në të tetë filmat e “Harry Poterit”, në rolin e studentit magjistar, thotë se ka shikuar vetëm tri pjesët e para.

Ruper Grint tha se nuk i pëlqen ta shikojë vetën ne një film, shkruan Variety.

“Kam shikuar tre filmat e parë, por pas tyre ndalova t’i shikoja”, tha ai.

Megjithatë ylli i “Harry Poter” shton se kanë kaluar aq vite sa ta ndjejë veten të çliruar nga filmat dhe të fillojë t’i shikojë pjesët që ka humbur.

Rupert kishte thënë se po konsideronte ta linte aktrimin dhe se asnjëherë nuk ishte ndjerë rehat me famën dhe se ëndrra e tij është që ta lë këtë industri e t’i përkushtohet diçkaje tjetër.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme