Ronaldo: Topi i Artë dhe çmimi i futbollistit më të mirë po humbasin besueshmërinë

Cristiano Ronaldo ka reaguar pasi Lionel Messi këtë vit ka fituar Topin e Artë dhe çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Fifa.

Portugezi ka thënë se këto çmime po humbasin besueshmërinë.

Këtë deklaratë futbollisti i Al-Nassr e ka bërë pasi ka fituar tre çmime në Globe Soccer Awards.

“Mendoj se këto shpërblime kanë humbur disi besueshmërinë e tyre. Thjesht nuk besoj më në këto çmime dhe nuk është sepse kam fituar çmimet Globe Soccer Awards, por është një fakt. Numrat janë atje dhe numrat nuk gënjejnë, ata nuk mund ta heqin këtë çmim nga unë (golashënuesi më i mirë në botë në 2023) sepse është real dhe kjo më bën shumë të lumtur sepse numrat dëshmojnë realitetin.”, ka dekalaruar Ronaldo.

Kategoritë
Sport