Ronaldo shpenzon 920,000 euro për një orë dore, vetëm 18-të të tilla janë në të gjithë botën

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, pasuroi koleksionin e tij mbresëlënës të orëve me një model mbresëlënës diamanti me vlerë të pabesueshme 920,000 euro.

Futbollisti Al Nassr, përndryshe ambasadori i markës së njohur “Jacob & Co”, së fundmi është bërë pronar i një modeli ore që vetëm fatlumët e kanë.

Është një orë spektakolare “Caviar Tourbillon Blue Sapphire” e mbuluar me safirë blu, raportojnë mediat spanjolle.

Janë prodhuar vetëm 18 modele të tilla në botë, i cili është prej ari të bardhë dhe ka mbi 420 safirë blu.

Ronaldo gjithashtu është edhe adhurues i veturave.

Ai e ka një koleksion të markave të fundit.

 

 

Kategoritë
Sport