Real Madridi nuk do të regjistrojë super talentin Güler për sezonin e ri

Futbollisti turk Arda Güler (18) mbërriti në Real Madrid këtë verë si një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe ka shumë gjasa që të mos regjistrohet përgjithësisht në La Liga dhe Champions League.

Güler ka lënduar gjurin gjatë stërvitjes dhe sipas të gjithave nuk do të jetë gati për pjesën e parë të sezonit.

Sipas Mundo Deportivo, Güler mund të shkojë për një operacion në gju, dhe në rastin më të mirë, ai mund të luajë në nëntor.

Megjithatë, një skenar shumë më realist është se atij do t’i duheshin deri në pesë muaj për t’u rikuperuar plotësisht, që do të thoshte se ai nuk do të mund të luante në pjesën e parë të sezonit.

Në atë skenar, Reali nuk do ta regjistronte as për pjesën e parë të sezonit, por Gyleri do të ishte në listën e lojtarëve të Realit vetëm në fillim të vitit të ardhshëm, kur të regjistrohen lojtarët për pjesën e dytë të sezonit.

Kategoritë
Sport