Tifozët e Luanëve ishin të zhgënjyer me performancën e tij me 20 gola gjatë 2 sezoneve që kur u bashkua me Galatasaray nga Monaco në 2019.
Radamel Falcao u largua zyrtarisht nga Galatasaray pasi kontrata e tij u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë, njoftoi klubi turk.
Sulmuesi 35-vjeçar nuk arriti të përmbushë pritjet në Galatasaray, pësoi disa lëndime dhe luajti vetëm 43 ndeshje në dy sezone.
Tifozët e Luanëve ishin të zhgënjyer me performancën e tij me 20 gola gjatë 2 sezoneve që kur u bashkua me Galatasaray-n nga Monaco në 2019.
Ylli kolumbian më parë ka luajtur për Monaco-n e Francës, River Plate të Argjentinës, klubin portugez Porto, ekipin spanjoll Atletico Madrid, si dhe tek gjigantët anglezë Manchester United dhe Chelsea.
Falcao ngriti titujt e Ligës së Evropës UEFA me Porton (2011) dhe Atletico Madrid (2012).
Ai ndihmoi Monaco-n të fitonte titullin kryesorë francez Ligue 1 në 2017, duke i dhënë fund dominimit katër-sezonal të Paris Saint-Germain.