Qyteti i Dortmundit i veshur verdhë, askush nuk mendon diçka tjetër pos futbollit

Po afrohen minutat e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për Borussia Dortmundin.

Dortmund do të përballet kundër Mainz në javën e fundit të Bundesligas në stadiumin “Iduna Park” dhe në rast të një fitoreje shpallen kampion.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, tifozët kanë dalë në qytetin e Dortmund të veshur të gjithë me fanellën e verdhë.

Ndeshja kundër Mainz nis nga ora 15 e 30 dhe në rast se arkëton tre pikë, ata fitojnë titullin e Bundesligas pas një kohe tejet të gjatë.

Kujtojmë që BVB është vetëm dy pikë para Bayern Munich (70 me 68).

https://twitter.com/B24PT/status/1662400093981487105?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1662400093981487105%7Ctwgr%5E3f7c63c8f31227c0a311d37fecdf3862748abf9f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fqyteti-i-dortmundit-i-veshur-verdhe-askush-nuk-mendon-dicka-tjeter-pos-futbollit%2F

Kategoritë
Sport