Qendra për Shërbimet Pedagogjike-Psikologjike lanson videon për nder të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta

Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, profesionistët e shërbimit psikologjik – pedagogjik të Komunës së Prizrenit kanë realizuar një video senzibiluese, shkruan Gazeta e Re.

Me moton “Arsimi gjithëpërfshirës është e drejtë e çdo fëmijë!” në videon e realizuar profesionistët kanë dhënë mesazh të ndryshme duke informuar publikun për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës.

Ata po ashtu janë drejtuar edhe prindërve dhe mësimdhënësve duke thënë se duhet të kenë një bashkëpunim dhe përkushtim të veçantë ndaj këtyre personave dhe të inkuadrojnë ata në shkollat e rregullta.

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se  tani me më shumë se 27 profesionistë të kësaj fushe, përfshirë psikologë, pedagogë, asistente të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mësimdhënës mbështetës është pranë çdo fëmije që ka nevojë për mbështetje./Gazetaere/V.P

Kategoritë
LajmeTë ndryshme