Lotët e Ruben Neves bënë xhiron e botës një muaj më parë pasi ai u transferua nga Premierliga angleze në Arabinë Saudite dhe tani ai dha një nga intervistat më të sinqerta ndonjëherë.
Ylli i Wolverhampton u transferua te Al Hilal Saudit për më shumë se 50 milionë euro. Megjithatë, ai kishte oferta nga Manchester United dhe si destinacion i ri i mundshëm u përmend edhe Arsenali, por kjo nuk u realizua.
Në lamtumirën e Wolverhampton-it, ai qau si një fëmijë i vogël dhe lotët e tij bënë xhiron e botës. Por nëse ka një gjë që ai nuk mund të fajësojë, është ndershmëria e tij pas nënshkrimit për Al Hilal.
Neves (26) zbuloi se pas gjithçkaje qëndronin kushtet financiare që i ofruan sauditët. Ai thekson se familja e tij është trofeu i tij më i madh dhe se dëshiron të kujdeset për to, gjë që është më e rëndësishme për të sesa prestigji në fushën e futbollit.
“Duke i dhënë vajzës sime jetën që kam ëndërruar gjithmonë për ta ishte arsyeja kryesore pse nuk kisha dyshime për pranimin e kontratës së re. Kam tre fëmijë dhe një grua dhe kujdesi për ta është trofeu im më i madh”, tha Neves.
🚨 | Ruben Neves reveals honest reasons behind moving to the Saudi Pro League. pic.twitter.com/5hbfTxvOUP
— SPORTbible (@sportbible) July 17, 2023
Ai ka theksuar se me Al Hilalin dëshiron të jetë pjesë e “projektit të klubit më të mirë aziatik”.”Projekti ‘Al Hilal’ është më i miri në Azi. Rrjetet e mia sociale janë ‘çmendur’ që kur erdha në Al Hilal dhe është e pabesueshme të shohësh se sa tifozë kanë ata që janë të apasionuar pas futbollit”, shtoi portugezi.
Kujtojmë se Neves është vetëm një nga yjet që e zëvendësoi futbollin europian me atë saudit. Pas Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemës, mbërritën Roberto Firmino, N’Golo Kante, Marcelo Brozović, Kalidou Koulibaly…














