PSG-ja pëson humbje në shtëpi ndaj Toulouse

Paris Saint-Germaini ka humbur me rezultat 2-1 ndaj Toulouse në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit francez.

Vendasit kaluan në avantazh përmes Kylian Mbappes i cili në minutën e tetë shënoi për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 vendasve.

Mysafirët reaguan shpejt duke barazuar rezultatin vetëm pesë minuta më vonë me anë të Thijs Dallinga i cili shënoi për rezultatin 1-1 pas asistimit të Moussa Diarra.

Toulouse pati mundësinë që të kalojë në avantazh me anë të Zakaria Aboukhlal (17’) por portieri Arnau Tenas bëri një super goditje.

PSG-ja mundi ta rikthente epërsinë kur brenda një minuti (57’ dhe 58’) me anë të Marco Asensios dhe Kylian Mbappes.

Golin e epërsisë për mysafirët e shënoi në minutën e 69-të me anë të Yann Gboho i cili realizoi për 2-1 pas asistimit nga Gabriel Suazo.

Për të mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit u përkujdes Frank Magri i cili realizoi për 3-1 në minutën e 95-të.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Mbappes para tifozëve të PSG-së të cilët organizuan për francezin një ceremoni të vogël lamtumirëse.

PSG-ja dy ndeshjet e mbetura deri në përfundim të kampionatit do t’i luajë në udhëtim ndaj Nice dhe Metz.

Kategoritë
Sport