Policia serbe arreston një shqiptar në Bujanoc nën dyshimin për “terrorizëm”

Raportet e mediave thanë se armët ishin marrë përmes kanaleve ilegale për t’u transportuar më tej në Kosovë dhe se operacioni policor ndërpreu zinxhirin e kontrabandës së armëve në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se policia serbe ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për “terrorizëm”.

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e Serbisë, së bashku me forcat e policisë, me urdhër të prokurorisë kanë kryer një operacion në qytetin Bujanoc, ku jetojnë kryesisht shqiptar.

I dyshuari i identifikuar me inicialet A.B. është arrestuar dhe sipas policisë është konfiskuar një numër i madh armësh, përfshirë 10 pushkë, një snajper me silenciator, një pistoletë gjysmë-automatike akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni.

Raportet e mediave thanë se armët ishin marrë përmes kanaleve ilegale për t’u transportuar më tej në Kosovë dhe se operacioni policor ndërpreu zinxhirin e kontrabandës së armëve në Kosovë.

I dyshuari pritet të qëndrojë në paraburgim mbi 48 orë para se të sillet në prokurori me kallëzim penal.

Kategoritë
LajmeRajoni