Policia kroate në këmbë: Klubi raportoi për zhdukjen e lojtarit, që prej ditës së djeshme i kanë humbur të gjitha gjurmët

Klubi kroat i futbollit Gorica ka njoftuar publikun përmes rrjeteve sociale se futbollisti i tyre Hameed Abdullah Talal thjesht është zhdukur.

Prej ditës së djeshme i kanë humbur të gjitha gjurmët 27-vjeçarit Hameed, i cili vetëm dy javë më parë u zhvendos nga ZTE hungareze në Goricë.

Të shtunën, më 19 gusht, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë nga banesa dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri dhe për të lëvizur gjërat.

“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hameed të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, thanë ata nga Gorica.
Klubi nga rrethina e Zagrebit shtoi se ky lojtar vozitë një Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze.

Fjala vjen për një futbollist që ka pasaportë irakiane dhe suedeze dhe që së fundi ka nënshkruar kontratë me Goricën deri në verën e vitit të ardhshëm.

Policia nuk përjashton mundësinë që Hameed të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur.

Kategoritë
Sport