Policia arrestoi 25 tifozë të Barcelonës, të dyshuar për vrasje, rrëmbim, zhvatje…

Policia në Katalonjë ka arrestuar sot 25 anëtarë të fraksionit radikal Casuals, pjesë e grupit të tifozëve të Barcelonës Boixos Nois, të cilët dyshohen për vrasje, rrëmbim, zhvatje, armëmbajtje pa leje, shkelje të rendit publik.

Aksioni kundër tifozëve radikalë të futbollit filloi mëngjesin e sotëm në pjesë të ndryshme të Katalonjës, një provincë përndryshe autonome me 7.5 milionë banorë në Spanjën verilindore.

“Operacioni po zhvillohet në zonën më të gjerë metropolitane të Barcelonës. 17 ndërtesa u kontrolluan dhe aktualisht 25 anëtarë të Casuals, fraksioni më i dhunshëm i Boixos Nois, janë arrestuar,” tha policia katalanase Mossos D’ Esquadra.

Policia nuk përjashton arrestime të mëtejshme, ndërsa kërkimet për kreun e këtij grupi janë ende në vazhdim.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se ende nuk dihet publikisht përmbajtja e urdhrit të gjykatës, përkatësisht detajet e pjesëve kriminale për të cilat janë arrestuar të dyshuarit.

Megjithatë, televizioni publik spanjoll TVE deklaron se policia i dyshon ata për vrasjen e një personi të paidentifikuar, trupi i të cilit u gjet më herët.

Media të tjera raportojnë se, ndër të tjera, ata akuzohen për një sulm të vitit 2021 në një kafene ku mblidhen tifozët e rivalit të qytetit Espanyol dhe Barcelona ende nuk e ka bërë të ditur rastin.

Kategoritë
Sport