Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkovic, ka shtrembëruar intervistën e kryeministrit Albin Kurti dhënë The Guardian.
Kurti ka thënë se është shumë i shqetësuar që procesi i largimit të barrikadave në Veri mund të shkaktojë fatkeqësi.
E këtë deklaratë Petkoviq e ka interpretuar si thirrje ”për vrasjen e serbëve“.
“Kur e dimë se për çfarë ishte përgatitur në periudhën e kaluar për të provokuar një përshkallëzim të situatës në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, ka thënë Petkoviq.

















