Peshkaqeni mbyt 38-vjeçaren në Karaibe, francezes ia këputi këmbën derisa po notonte në Saint Martin

Një franceze 38-vjeçe ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një peshkaqen në ishullin Saint Martin në Karaibe, që është një gjë e rrallë në këtë pjesë të botës.

Obduksioni ka treguar se gruas Alain Rioual i ishte këputur këmba, dhe se peshkaqeni e kishte kafshuar disa herë derisa ajo kishte notuar rreth 500 metra larg brigjeve, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i prefekturës Sain Martin, Mikhael Dore, ka thënë se sigurisht se bëhet fjalë për peshkaqenin e llojit tigër që është i gjatë nga tri deri në katër metra.

Ngjarja ka ndodhur në destinacionin e njohur turistik Orient në pjesën e ishullit që administrohet nga Holanda, kurse mediat lokale raportojnë se për shkak të këtij rasti autoritetet kanë ndaluar larjen dhe sportet ujore deri më 16 dhjetor.

Drejtori i rezervatit nacional të Saint Martin, Nicholas Maslash, ka thënë se uji në kohën e sulmit ka qenë shumë i turbulluar dhe presin raportin që do të konfirmojë prezencën e peshkaqenëve – ku më pas pritet të ndërmarrin veprime konkrete.

Sulmet e peshkaqenëve në Karaibe janë shumë të rralla – madje nga viti 2000 janë regjistruar vetëm 34 sulme, ku 4 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme