Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome u mbajt shfaqja teatrale “Keqap Skola”

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare së Gjuhës Rome, teatri rom “Nexhip Menekshe” ka prezantuar shfaqjen teatrale “Keqap Skola” cila është e bazuar nga komeditë e dramaturgut Nexhip Menekshe dhe me regjinë e Levent Butuci-t, shkruan Gazeta e Re

Duke respektuar distancën sociale dhe masat e qeverisë shfaqja është përcjellur me duartrokitje nën një audience të madhe.

Tema e kësaj shfaqjeje ishte arsimimi dhe edukimi I fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian ku tregon aventurën e nxënësve gjatë rrugëtimi të tyre për t’u rrikthyer në bankat shkollore pasi që kishin braktisur për arsye të ndryshme.

Shfaqja përmbante edhe mesazhe të ndyrshme kundër paragjykimeve, diskriminimeve dhe bullizmit ndaj këtij komuniteti./Gazetaere

Kategoritë
Kulturë