Pas një periudhe të trazuar në jetën e tij private, Achraf Hakimi kreu haxhin

Lojtari i kombëtares marokene, Achraf Hakimi ka treguar në profilin e tij në Instagram se ka kryer Haxhin.

Futbollisti ka pozuar para Gurit të Zi, i cili është i ngulitur në murin e Qabesë, ndërtesa më e shenjtë myslimane që ndodhet në oborrin e Xhamisë së Madhe në Mekë dhe që është qëllimi dhe destinacioni i Haxhit.

Ky sportist ka pasur disa muaj të turbullt dhe duket se ka vendosur të gjejë qetësinë në besimin e tij.

Përkatësisht, Hakimi që nga 27 shkurti është përfshirë në polemika pasi akuzohet për përdhunim. Ajo dramë çoi gjithashtu në një divorc nga gruaja e tij, Hiba Abouk.

Kujtojmë se Hakimi ishte në kombëtaren marokene që fitoi vendin e katërt në Botërorin e Katarit dhe dy vite më parë kaloi nga Interi te PSG për 71 milionë euro.

Kategoritë
Sport