Pas koronavirusit, Kina goditet nga norovirusi

Norovirusi është një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre. Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen dhe të sëmuren me norovirus, i cili përhapet lehtë.

Një shpërthim i ri i norovirusit ka goditur provincën jugperëndimore Sichuan të Kinës, duke infektuar mbi 50 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi Global Times, shpërthimi i fundit goditi një kopsht fëmijësh në qytetin Zigong në provincën Sichuan, ku fëmijët pësuan të vjella të shkaktuar nga një norovirus.

Norovirusi është një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella dhe diarre. Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen dhe të sëmuren me norovirus, i cili përhapet lehtë. Ata me sëmundjen e norovirusit mund të hedhin miliarda grimca të virusit, ndërsa vetëm disa grimca të virusit mjaftojnë mund të infektojnë të tjerët.

“Pas hetimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) konfirmoi se të vjellat ishin shkaktuar nga një infeksion norovirus. Të gjithë fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në një spital me simptoma të lehta”, citoi departamentin e shtetit gazeta kineze.

Gjatë muajit të fundit, virusi goditi disa shkolla dhe universitete në provincën verilindore Liaoning dhe në atë veriore Shanxi.

Deri më tani nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme për norovirusin në treg.

Sipas mediave kineze, norovirusi infekton 685 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit dhe është shfaqur gjithnjë e më shumë si një çështje e shëndetit publik në Kinë.

Në shkurt të vitit 2019, autoritetet kineze miratuan një provë klinike për vaksinën e parë tetravalente në botë kundër virusit.

Agjencia e lajmeve Xinhua raportoi se vaksina, pas katër vitesh zhvillimi, teorikisht mund të parandalojë 80 deri në 90 për qind të infeksioneve me norovirus.

Kategoritë
BotaFamiljeLajmeShëndetësi