Tenisti rus Karen Khachanov, i cili u mposht nga amerikani Sebastian Korda në çerekfinalen e Australian Open, tërhoqi shumë vëmendjen pas mesazhit politik që shkroi në kamera pas ndeshjes.
Sipas mediave evropiane, ai ka shkruar një mesazh mbështetjeje për territorin e Nagorno-Karabakut, i cili prej vitesh ka qenë shkaku i konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Armenia dhe Azerbajxhani janë ish-republika sovjetike dhe Rusia po përpiqet të ruajë pozicionin e saj si një ndërmjetës i fuqishëm midis dy palëve.
Der Russe Karen Khachanov hat nach seinem Viertelfinaleinzug bei den #AusOpen seine Unterstützung für die blockierte Region Berg-Karabach ausgedrückt. Der Tennisspieler stammt aus Moskau, seine Eltern kommen aber aus Armenien. pic.twitter.com/pZCb1kgpL8
— Deutschlandfunk Sport (@DLF_Sport) January 24, 2023
“Prisni, Nagorno-Karabakh, vazhdoni të besoni deri në fund,” shkroi Khachanov dhe më vonë iu desh të shpjegonte lëvizjen e tij:
“Unë kam rrënjë armene, nuk dua të komentoj asgjë më shumë se kaq, thjesht doja t’i dërgoja një mesazh popullit tim.”
Për t’u kualifikuar në finalen e tij të parë të Grand Slam, Haçanov do të luajë kundër grekut Stefanos Tsitsipas, i cili mundi çekun Jiri Lehečka me rezultat 3:0 në sete.